Federata Shqiptare e Futbollit në bashkëpunim me UEFA-n ka zhvilluar një workshop dy-ditor me temën “Strategy Implementation”, me pjesëmarrjen e Adam Walker, Marcus Macdonald dhe Oleksandr Kucheriavyi, nga Oak Consultancy.
Fokusi i këtij trajnimi ishte implementimi i strategjisë aktuale në mënyrë efikase, për të përmbushur objektivat e vendosur dhe hartimi i strategjisë së radhës, duke u fokusuar te qëllimi dhe impakti që do të ketë në shoqëri, përcjell Arbresh.info.
Në këtë workshop të zhvilluar në “Shtëpinë e Futbollit” morën pjesë anëtarë të stafit dhe drejtues të departamenteve të ndryshme në FSHF, të cilët janë të angazhuar vazhdimisht në mbarëvajtjen e strategjisë dhe implementimin e saj, nëpërmjet projekteve, trajnimeve dhe investimeve të Federatës.
Lektorët prezantuan aspektet teknike dhe hapat që duhet të ndiqen për implementimin e strategjisë hap pas hapi, elementët organizativë dhe kulturorë që duhen marrë në konsideratë, si dhe rëndësinë e komunikimit nëpërmjet departamenteve për të rritur bashkëpunimin dhe performancën e grupeve të punës.
Trajnimi ishte shumë interaktiv, duke përfshirë diskutime mbi aspektet teorike të çështjeve të trajtuara, si dhe punë praktike në grup për të konkretizuar aplikimin e njohurive të marra dhe rritjen e përfshirjes së secilit pjesëmarrës në implementimin e strategjisë.
Gjithashtu, lektorët Adams dhe Macdonald u pritën në një takim edhe nga Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, ku diskutuan mbi organizimin e punës në Federatë, projektet dhe eventet e rëndësishme që FSHF zhvillon në bashkëpunim me UEFA-n për zhvillimin e futbollit në Shqipëri.
Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar strategjinë “Futbolli për kombin” në vitin 2022 dhe brenda saj punohet njëkohësisht me disa strategji që kanë si fokus futbollin e vajzave dhe fëmijëve, edukimin, kompeticionet kombëtare, infrastruktura, qeverisja, marrëdhëniet me publikun dhe përgjegjësia sociale./Arbresh.info
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...