Të premten (nesër) në ora 17:00 do të përfundojë afati për licencimin e klubeve të basketbollit.
Kriteret për licencimin e klubeve të basketbollit në Kosovë luajnë një rol të rëndësishëm në ruajtjen e cilësisë, integritetit, sigurisë dhe stabilitetit financiar të ligës, përcjell Arbresh.info.
Ato janë të dizajnuara për të siguruar që klubet e licencuara të basketbollit në Kosovë të jenë në gjendje të konkurrojnë në një nivel të caktuar, të ruajnë stabilitetin financiar dhe të operojnë në mënyrë të sigurt dhe etike.
ü Sigurimi i standardeve të larta
ü Përmirësimi i nivelit të lojës
ü Siguria dhe mirëqenia e lojtarëve
ü Transparenca dhe llogaridhënia
ü Zhvillimi i të rinjve
ü Integrimi në gara ndërkombëtare
ü Rritja e besimit të publikut dhe sponsorëve
Për herë të parë është paraparë edhe poentimi me anë të së cilit klubet do të vlerësohen dhe në fund edhe do të ketë “shpërblim financiar” për klubet që janë më lartë të ranguara në aspektin e plotësimit dhe implementimit të kritereve.
Kriteret për edicionin 2024-25
Kriteri sportiv
Kriteri financiar
Kriteri ligjor, etik, disiplinor
Kriteri administrativ dhe i personelit
Kriteri infrastrukturor
HAPAT PËR APLIKIM:
Plotësoni Formularin e pranuar nga FBK
Bashkëngjitni dokumentet dhe provat e kërkuara sipas Formularit (ato me * janë obligative):
Certifikata e OJQ*;
Letër konfirmimi për personin e autorizuar të OJQ-së*;
Konfirmimi Bankar*;
Akti Themelues*;
Dëshmi për programe/aktivitete me karakter edukativ, me tifozët apo për mirëqenien sociale;
Programi për Zhvillimin e Gjeneratave të Reja;
Kujdesi Mjekësor i Lojtarëve*;
Lista e lojtarëve/Regjistrimi i lojtarëve në platformë*;
Raporti i Auditimit*;
Plani Financiar për edicionin 2024/25*;
Statuti i Klubit dhe Rregullorja Disiplinore*;
Procesverbali i Kuvendit të fundit*;
Vërtetimi/Marrëveshja me ATK*;
Kontratat me lojtarët dhe trajnerët e klubit*;
Organogrami*;
Dëshmi se anëtarët e klubit kanë ndjekur seminar/kurs nga FBK/KOK/FIBA;
Skica e palestrës*;
Marrëveshja me Policinë e Kosovës*.
Formularin dhe dokumentet/provat e bashkëngjitura dërgohen përmes postës elektronike tek [email protected] dhe [email protected] ose dorëzohen në mënyrë fizike në zyrat e FBK-së.
Dokumentet konfidenciale (siç janë kontratat/marrëveshjet me palët e tjera) duhet dorëzuar vetëm në mënyrë fizike në zyrat e FBK-së), bënë të ditur Federata e Basketbollit të Kosovës./Arbresh.info
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...