Google ADS

Maqedonci dhe Jashari presin në takim lamtumirës Gecin, e nderojnë për “Shërbim të Shquar”

13:20 | 22 Gusht 2024
R J

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci së bashku me komandantin e Forcës së Sigurisë të Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, me rastin e pensionimit të shefit të sektorit për bashkëpunim civilo-ushtarak, Sejdi Gecit, në pritjen e organizuar, për përformancën e lartë, përkushtimin dhe kontributin e tij të dalluar në zhvillimin e kapaciteteve të ministrisë i ndanë medaljen për “Shërbim të Shquar”.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga ana e ministrisë së Mbrojtjes, përcjell Arbresh.info.

“Duke i dëshiruar pensionim të qetë, shëndet e të mira në jetë, Maqedonci shprehu mirënjohje për angazhimin e tij të pakursyer dhe të pandërprerë në rritjen e bashkëpunimit civilo-ushtarak, që ka qenë kontribut i drejtë për drejtë, në rritjen e besueshmërisë nga qytetarët për FSK-në dhe ministrinë e Mbrojtjes”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme