Në Ulpianën antike po vazhdojnë gërmimet arkeologjike në hapësirën ku vitin e kaluar u zbulua një mbishkrim i veçantë, i Perandorit Justinian (527-565).
Gërmimet po udhëhiqen nga arkeologët Christophe Goddard, nga Universiteti “Ecole Normale Supérieure” në Paris, Arben Hajdari nga Universiteti i Prishtinës dhe Milot Berisha nga Instituti Arkeologjik të Kosovës, përcjell Arbresh.info.
Gjatë një bashkëbisedimi ditë më parë, Goddard me kryeministrin Albin Kurti, i cili ishtë për vizitë në këtë lokacion, është bërë e ditur se nga gërmimet kanë arritur të kuptojnë se kjo është një kishë shumë e vjetër.
“Në Dardani ka pasur kisha të tjera si kjo në Harilaq. Është një kishë pothuajse si kjo kështu që mund të themi se si tipologji janë ndërtuar nga administrata e Justinianit në Dardani dhe nga aty pastaj është përhapur. Kjo kishë është shumë interesante dhe është shumë origjinale sepse keni pjesën e brendshme të një abside që duket në formë të rrumbullakët dhe imagjinoi se tavani këtu është dyfishi i distancës në mes këtu dhe këtu, 12 metra lartësi në pjesën e parë dhe në pjesën tjetër me lartësi 20 metra, kështu që kemi të bëjmë me një ndërtesë gjigante”, ka thënë Goddard./Arbresh.info/
View this post on Instagram
Çitaku: PDK do ta padisë për shpifje deputeten e VV-së
Goditet nga vetura një grua në Prizren, dërgohet në gjendje ...
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Shkollës së Mesme P...
Arrestohen tre persona në Pejë, për vepra të ndryshme penale
Vrasja e të riut nga Peja në SHBA, reagon motra e viktimës: ...
“Nuk do të kemi mëshirë ndaj askujt”, Mickoski e quan akt ag...