Sot është mbajtur aktiviteti i projektit “Sot unë, Polic i Kosovës”, së bashku zyrtarët policor të Stacionit Qendra në Prishtinë, bashkë me një grup fëmijësh me uniforma.
Ky projekt, ka për qëllim afërsinë e brezave të rinjë me institucionin e sigurisë, i cili po realizohet për nderë të 25 vjetorit të Policisë së Kosovës, përcjell Arbresh.info.
Kështu ka bërë të ditur policia përmes një njoftimi.
“Gjatë aktivitetit të sotëm fëmijët patën mundësinë të njihen nga afër me përgjegjësitë e profesionit të policit, si dhe të kontribuojnë në rritjen e ndërgjegjësimit për sigurinë publike, duke shpërndarë fletushka dhe komunikuar me qytetarët”, thuhet në njoftim.
Kjo nismë, sipas njoftimit të policisë, përforcon marrëdhëniet mes policisë dhe komunitetit.
“Kjo nismë përforcon marrëdhëniet mes Policisë së Kosovës dhe komunitetit, ndërkohë që edukon dhe inspiron brezat e rinj mbi rëndësinë e një shoqërie të sigurt.
Aktiviteti u mbështet nga Ministri i Punëve të Brendshme, Ministri i Pushtetit Lokal, zyrtarë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë dhe Drejtori Rajonal, nënkolonel,Basri Shabani, të cilët shoqëruan fëmijët gjatë aktivitetit”, vijon tutje njoftimi./Arbresh.info/
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...
Incidenti në Kuvendin e Serbisë, Kamberi: Motoja “Duar...
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...