Google ADS

Barcelona regjistron disa lojtarë për La Liga por jo transferimin e verës

12:20 | 22 Gusht 2024
D.H

Kriza financiare e Barcelonës po vazhdon edhe këtë verë, me lojtarët e rinj që po kanë vështirësi për tu regjistruar për shkak të Fair Play Financiar.

Barcelona ka arritur të regjistrojë gjashtë nga degët e saj në La Masia në La Liga për sezonin 2024/25.

Portieri: Ander Astralaga

Mbrojtësit: Alex Valle , Gerard Martin , Hector Fort , Sergi Dominguez .

Mesfushori : Marc Bernal

Ndërkohë, nënshkrimi kryesi i kësaj vere, Dani Olmo vazhdon të mbetet në pritje për tu regjistruar.

Olmo do të jetë i sigurt se do të regjistrohet këtë javë nëse Ilkay Gundogan largohet nga klubi dhe Barça merr një fluks financiar nga një sponsor.

Barça po përpiqet të regjistrojë të gjithë lojtarët e saj sepse klubi nuk ka arritur të arrijë rregullin e Fair Play Financiar 1:1 në La Liga. /Telegrafi/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme