Kryeqytetit do t’i shtohen tri shkolla të reja, të financuara nga investimi publiko-privat.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ku ka njoftuar për fillimin e ndërtimit të shkollës së re në lagjen “Mati 1”, përcjell Arbresh.info.
Në vënien e gurthemelit të saj, Rama ka thënë se se kjo shkollë do të ketë kapacitet prej 720 nxënës dhe hapësirë afër pesë mijë metrash katrorë.
Sipas Ramës, investimi privat, pas përfundimit të ndërtimeve, do të kthehet nga Komuna në një periudhë 12 vjeçare.
“Kam kënaqësinë me qenë sot në ‘Matin 1’ ku edhe përuruam fillimin e ndërtimit të shkollës së re të kësaj lagje. Kjo është një ndër tri shkollat që i kemi kontraktuar me procesin e partneritetit publiko privat, të cilat në bazë të kontratës duhet të përfundojnë në vitin e ardhshëm në korrik, është një shkollë me interes të madh për Kryeqytetin. Kjo i jep një ndihmë të madhe edhe shkollës ‘Pavarësia’ edhe shkollës ‘Ismail Qemali’. Është një proces që brenda 4 viteve të ardhshme të gjitha shkollat në Kryeqytet te jenë me mësim tërëditor. Kapaciteti i kësaj shkolle është 720 nxënës, janë 4800 metra katror”, ka shkruar Rama.
Sipas tij, krahas kësaj shkolle me partneritet publiko-privat do të ndërtohen edhe dy të tjera.
Një në lagjen “Sofalia”, e tjera në lagjen “Qëndresa”, ndërsa investimi total i tri shkollave do të kushtojë më shumë se 15 milionë euro./Arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...