Policia e Kosovës njofton se të mërkurën (me datën 21.08.2024), pas pranimit të informacioneve për dy raste të ndryshme me narkotikë, si rezultat i ndërmarrjes së veprimeve hetimore dhe operative në terren, ka arrestuar dy persona të dyshuar si dhe ka sekuestruar substanca narkotike të llojit heroinë dhe kokainë.
Në njoftim thuhet se në rastin e parë, pas një pune intensive hetimore, policia në Prishtinë ka identifikuar një shtetas të Maqedonisë së Veriut i cili dyshohej se kishte në posedim të gatshëm për shitje një sasi të substancës së dyshuar narkotike të llojit heroinë, përcjell Arbresh.info
Të dyshuarit të lartcekur me veturë substancën e dyshuar narkotike ia kanë sjellë dy persona tjerë, të cilët janë larguar me veturë nga vendi i ngjarjes.
“Pas ndërhyrjes së Policisë së Kosovës tek personi i dyshuar janë gjetur 6 (gjashtë) paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit heroinë me peshë të përgjithshme prej 6.137.6 gramë (6 kilogramë e 137 gramë), ku vlera e substancës së dyshuar narkotike e cila është konfiskuar vlerësohet të jetë rreth 150.000 euro (njëqind e pesëdhjetë mijë euro)”, thuhet në njoftim.
Lidhur me rastin në cilësi të provave materiale janë sekuestruar edhe dy telefona celularë, një veturë dhe 4305 denarë të RMV-së.
Personi i arrestuar është ndaluar për 48 orë ndërsa policia janë në kërkim edhe të dy të dyshuarve të tjerë.
Ndërsa në rastin e dytë, policia në Ferizaj ka ndaluar për kontroll një veturë me targa të huaja, ku gjatë kontrollit të veturës është gjetur një pako e cigareve, në brendi të së cilës ka qenë një qese najloni me substancë të dyshuar si e llojit kokainë.
Policia ka kontrolluar edhe shtëpinë e të dyshuarit mirëpo nuk është gjetur asgjë.
Ndërsa në cilësi të provave materiale janë sekuestruar: një qese najloni me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, me peshë të përgjithshme 38.62 gramë, vlera e substancës së dyshuar narkotike vlerësohet të jetë rreth 3500 euro; para në monedhë letre 50 euro dhe 1500 kruna suedeze.
Lidhur me rastin, për të gjitha veprimet është njoftuar prokurori kompetent, me urdhër të të cilit i dyshuari pas intervistimit ndalohet për 48 orë./Arbresh.info
“Komorani dhe Tirana”, Vullneti ngacmon Drilonin për Sarën
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për...
Nisma sot mban konventën për prezantimin e programit dhe kan...
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...