Trajner i ri i Chelseas, Enzo Maresca po vazhdon të largoj lojtarë nga skuadra e tij të cilët nuk i ka në plane për sezonin e ri i cili sapo ka filluar.
Skuadra londineze po kritikohet ashpër se ka një skuadër të stërmbushur me lojtarë dhe vazhdon të transferojë akoma të rinj, shkruan Arbresh.info.
Por një gjë të tille e mohoi dje vetë kryetrajneri i bluve duke thënë se ai stërvitet vetëm me 21 lojtarë.
Teksa mbi 20 lojtarë stërvitën të ndarë nga grupi i tij apo edhe veçmas, ndër ta edhe Romelu Lukaku, Armando Broja, Raheem Sterling e Ben Chilwell.
Sipas raportime të reja në mediat britanike një tjetër lojtar që nuk më është në listën e tij është edhe Axel Disasi.
Mbrojtësi u transferua tek Chelsea në verën e vitit të kaluar nga Monaco.
Ai luajti sezonin që lamë pas në 31 ndeshje në Premier League ku arriti të realizoj dy gola, madje ai shënoi në debutimin e tij ndaj Liverpoolit.
Francezi ka një kontratë me blutë deri në vitin 2029, mirëpo këtë sezon nuk ka luajtur asnjë ndeshje.
Madje në ndeshjen e Manchester Cityn nuk ka qenë i ftuar, e ardhmja e tij tek Chelsea është në pikëpyetje.
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...