Google ADS

Mot i paqëndrueshëm sot në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në 34 gradë

07:30 | 22 Gusht 2024
E.H

Ditën e enjte Shqipëria do të jetë në ndikim të masave ajrore relativisht të qendrueshme.

Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira të cilat do të vijnë në zhvillim në orët e mesditës. Përgjatë relieveve malore në verilindje të vendit vranësirat do të pasohen nga reshje lokale shiu.

Në orët e mëngjesit përgjatë zonave luginore pritet të ketë prezencë të mjegullës së dendur.

Era parashikohet të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, e cila hera-herës pritet të fitoj shpejtësi deri në 15m/sek. Valëzmi në dete i forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 14 deri 32°C
në zonat e ulëta 15 deri 35°C
në zonat bregdetare 17 deri 34°C./tch

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme