Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës thotë se kjo forcë politike ka bërë të gjitha përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme, si në nivel qendror ashtu dhe lokal, dhe se shpreson të dalë forcë fituese, sikurse tha ai.
Zoti Gashi foli mbi strategjinë në këtë funksion të kësaj force politike e cila, në zgjedhjet e shkuara, pësoi humbje të madhe, duke u renditur forcë e tretë politike në vend.
Gjatë intervistës për Zërin e Amerikës, zoti Gashi flet dhe mbi çështjen e rihapjes së urës kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë, çështje që ka nxitur tensione mes qeverisë në Kosovë me partnerët e saj ndërkombëtarë.
Zoti Gashi, sot është dita e tretë e Kuvedit Demokrat, të tjera figura të njohur atë kësaj partie do të flasim dhe japin mbështetjen e tyre për zonjën Harris, e cila nesër zytarisht do të pranojë kandidaturën për presidente. A mund të ndani me ne përshtypjet tuaja nga ky kuvend?
Alush Gashi: Fillimisht më lejoni që të theksoj se ftesa nga Instituti Kombëtar Demokratik për kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës Dr. Abdixhiku është një riafirmim i bashkëpunimit afatgjatë dhe përmbajtësor mes Institutit Kombëtar Demokratik dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Për Lidhjen Demokratike të Kosovës kjo është një ngjarje e jashtëzakonshme, e cila ka ndikim global. Atmosfera në të gjitha ambientet e kuvendit është festive. Fjalimet janë përmbajtësore, shpresëdhënëse dhe uroj që këto zgjedhje në nëntor të sigurojnë stabilitetin jo vetëm në Amerikë, por edhe atë global.
Zoti Gashi gjatë këtyre ditëve në Kosovë në qendër të vëmendjes është çështja e rihapjes së urës kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë, që ka ndikuar, siç kanë theksuar disa herë zyrtarët amerikanë, tek marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, por edhe aleatëve të tjerë perëndimorë. A jeni të shqetësuar nga një zhvillim i tillë?
Alush Gashi: Ne kemi investuar të gjithë së bashku në mëse 20 vite për integrimin e pakicës serbe në të gjitha institucionet e republikës sonë dhe me pak vështirësi ajo ka funksinuar deri në kohët e fundit, kur ata u tërhoqën nga të gjitha institucionet. Atje tani nuk ka përfaqësues serbë në ato institucione. Çështja e urës dhe të gjitha urave në qytete është çështje e pushtetit lokal. Unë besoj se për urën duhet të merren, të kujdesen, të marrin vendim kryetarët e komunave fqinje, pra, kryetari i komunës jugore dhe ai i komunës veriore. Këto janë çështje të zgjidhjes së problemeve brenda territorit të Kosovës, të cilat ndoshta nga mungesa e kujdesit të mirë institucional, e ka ngritë këtë çështje edhe përtej kufijve të Kosovës.
Zoti Gashi, pas 6 muajsh në Kosovë do të mbahet zgjedhjet e përgjithshme. Partia juaj në garën pararendëse pësoi humbje të madhe, duke u renditur forca e tretë në parlament. Çfarë strategjie do të ndjek Lidhja Demokratike për ta ndryshuar pozitën e saj?
Alush Gashi: Lidhja Demokratike e Kosovë i ka bërë të gjitha përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme, si për nivelin qendror ashtu edhe për atë lokal. Në tre vitet e fundit ajo ka punuar në mënyrë intensive në të gjitha nivelet, duke zhvilluar qindra takime me qytetarë në mbarë vendin, takime me organizatat joqeveritare, udhëheqës të bizneseve, studentë, ekspertët më të mirë të vendit. LDK-ja gjithashtu është angazhuar për fuqizimin e gruas dhe për t’i dhënë hapësirë forumit të rinisë demokratike. Ne shpresojmë që më tepër sesa një fitore është çëshja e qëndrueshmërisë instituciuonale të vendit tonë dhe mbajtja e raporteve me faktorët kyç për stabilitetin e vendit tonë dhe ata të cilët e kanë mbështetur në vitet 1990, në procesin e tranzicionit dhe deklarimin e koordinuar të pavarësisë së Kosovës. Ne jemi të gatshëm për zgjedhje. Ne besojmë se i ofrojmë Kosovës një qeverisje profesionale, të besusheme dhe me një punë shumë transparente. Besoj se qytetarët në këto tre vite e e kanë parë se si zhvillohet jeta, nëse në pozitat kyçe nuk ka profesionistë të mirë. Lidhja Demokratike e Kosovës e garanton një qeverisje të mirë, garanton raporte korrekte vendore dhe ndërkombëtare dhe besoj që nën udhëheqjen tonë do të kontribuojmë, përveç stabilitetit të brendshëm, edhe në atë jashtëm.
Si pjesë e këtyre përgatitjeve, zoti Gashi, a po shqyrtoni ju mundësinë edhe të aleancave parazgjedhore me faktorë të tjerë opozitarë dhe çfarë kushti do të paravendosnit për formimin e tyre?
Alush Gashi: Lidhja Demokratike është shumë aktive në debatin e saj të brendshëm në të gjitha nivelet dhe ekziston një pajtueshmëri e plotë se Lidhja Demokratike duhet të punojë intensivisht që të dalë partia e parë politike, që vendit t’ia jap një qeverisje të mirë.
Duke ditur se ne jemi në një sistem parlamentar ku një parti e vetme është vështirë që të krijojë qeverinë, të gjitha organizimet, aranzhimet, do të bëhen pas shpalljes së rezultateve zgjedhore.
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...