Broja kalon testet mjekësore, mbetet vetëm zyrtazimi

21:17 | 21 Gusht 2024
KRG

Sulmuesi shqiptar, Armando Broja, ka kaluar me sukses testet mjekësore tek skuadra e Ipswich Town.

Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, tanimë ka mbetur vetëm zyrtarizimi, shkruan Arbresh.info.

Broja do të kalojë nga Chelsea drejt skuadrës së “The Tractor Boys” në formë të huazimit me opsion blerjeje të obligueshme nëse klubi vazhdon të jetë pjesë e Premier League.

22-vjeçari që nga rikthimi nga grumbullimi i Kombëtares së Shqipërisë në “Euro2024” ka pasur telashe me “Blutë” ku edhe nuk ka qenë pjesë e ndeshjeve miqësore gjatë verës, si dhe duke zhvilluar seanca stërvitore me U/21. /Arbresh.info

Të ngjashme