Sot gjatë ditës në konferencë për media trajneri i Legia Varshavës, Goncalo Feio lëshoj një deklaratë bombastike para ndeshjes ndaj FC Drita, ndeshje kjo e vlefshme për play-offin e Conference League.
Feio tha se kishte konsultuar me ish-lojtarin e tij, Qëndrim Zyba dhe se kishte marrë “këshilla” nga ai para ndeshjes së nesërme ndaj FC Dritës, shkruan Arbresh.info.
LEXO EDHE:
Në lidhje me këtë deklaratë të trajnerit të Legia Varshavës, ka reaguar lojtari i cili në një postim në facebook shkroi se nuk ka dhënë asnjë formacion mbi formën e lojës që zhvillon FC Drita ose diçka tjetër tek ish-trajneri tij.
Zyba poashtu ka shkruar se ka respekt dhe konsideratë të lartë për zyrtarët e klubit dhe anëtarët e saj, mirëpo asnjëherë nuk do të pranonte që të bënte dëm për skuadrat kosovare.
23-veçari gjithashtu bëri me dije se ka kontaktuar edhe me trajnerin e skuadrës së Gjilanit, Zekerija Ramadanin, në mënyrë që të sqaroj “luftën deklarative të trajnerit të Legias”, duke bërë me dije se kjo është vetëm një “lojë psikike” e ish-trajnerit të tij.
Kujtojmë që ndeshja Legia Varshava – FC Drita do të zhvillohet nesër në stadiumin Wojska Polskiego në ora 18:00.
Më poshtë gjeni postimin e Qëndrim Zybës:
Sveçla kujton Audrius Šenavičius, në 11 vjetorin e vrasjes s...
Benfica shënon fitore të madhe në Beograd
Leverkuseni ‘demolon’ Feyenoordin në Ligën e Kampionëve
Monaco-Barcelona, formacionet zyrtare
Gjimshti starton ndaj Arsenalit, këto janë formacionet zyrta...
Lëndohen 2 persona nga shpërthimi i një bombole gazi në një ...