Të paktën 15 njerëz u vranë në një shpërthim të mërkurën në një fabrikë të prodhimit të farmaceutikëve në shtetin Andhra Pradesh të Indisë jugore, tha një zyrtar i qeverisë së qarkut.
“Numri i të vdekurve tani është 15 dhe ka gjasa të rritet. Gati 40 njerëz janë plagosur. Operacionet e shpëtimit janë duke u zhvilluar,” thanë autoritetet, duke shtuar se dyshohet se ka pasur një shpërthim në reaktorin kimik.
Zjarri shpërtheu pasdite në njësinë e prodhimit privat të Escientia Advanced Sciences prej 40 hektarësh që ishte funksionale që nga viti 2019 në distriktin Anakapalli të shtetit.
Vitin e kaluar, dy persona humbën jetën dhe pesë të tjerë u plagosën në një aksident të ngjashëm zjarri që shpërtheu në një reaktor tretës në një njësi të Sahithi Pharma në rrethin Anakapalli./abcnews/
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...