Barack Obama dhe bashkëshortja e tij Michel morën gjithë vëmendjen e ditës së dytë të Konventës së Demokratëve amerikanë që të enjten do të zyrtarizojë Kamala Harrisin si kandidaten demokrate për presidente.
Ish-presidenti dhe ish-zonja e parë u hodhën në sulm ndaj Donald Trumpit. Bënë thirrje për të votuar masivisht Harrisin, për të shmangur sipas tyre zhytjen e Shteteve të Bashkuara dhe gjithë botës në rrëmujë dhe kaos, nëse kandidati republikan zgjidhet president.
Për ish-presidentin, kandidati republikan nuk ka vizion tjetër përveçse të përhapë ato që ai i quajti “teori të çmendura konspirative” dhe “nofka fëminore” për të tjerët.
“Dëgjova dikë që e krahasoi Trumpin me një fqinj, që pastron gjethet në rrugë me ventilues, në çdo minutë të çdo dite. Kur e dëgjon nga fqinji është rraskapitëse. Nga një president, është thjesht e rrezikshme”.
Në ditën e fundit të Konventës, të enjten, Kamala Harris do të mbajë fjalimin e saj dhe do të pranojë kandidaturën e demokratëve për presidente, për përballjen e 5 Nëntorit ndaj Donald Trumpit./tvklan/
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...
Vrasje me armë zjarri në Tropojë
SHBA, senatorët reagojnë pas tërheqjes nga emërimi të ish-li...
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gj...