Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, Agjencia e Statistikave të Kosovës dhe Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve kanë nënshkruar Marrëveshjen e Mirëkuptimit.
Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje, që përcakton rolet dhe përgjegjësitë e tri institucioneve pshtë bërë nga guvernatori Ahmet Ismaili, u.d kryeshefi i ASK-së, Avni Kastrati dhe ministri Hekuran Murati.
Përmes kësaj marrëveshje palët pajtohen të bashkëpunojnë në fushën e statistikave Makroekonomike dhe Financiare, duke shkëmbyer të dhënat që bien në përgjegjësinë e tyre me qëllim të zbatimit të standardeve ndërkombëtare më të larta për përpilimin dhe raportimin e statistikave.
“Rrjedhimisht, kjo marrëveshje është një hap i rëndësishëm për përmirësimin e cilësisë dhe besueshmërisë së statistikave në nivel të vendit, duke qenë në harmoni me standardet ndërkombëtare, të cilat janë thelbësore për vendimmarrjen e informuar dhe për të mbështetur politikëbërjen ekonomike”, thuhet në njoftimin e BQK-së.
Njëkohësisht, nënshkrimi i këtij Memorandumit të Bashkëpunimit përbën një hap të rëndësishëm në përmbushjen e zotimeve të vendit ndaj rekomandimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar për avancimin e mëtejshëm të përpilimit dhe raportimit statistikor, të diskutuara dhe dakorduara në takimet pranverore të FMN-së në Washingron D.C., gjatë takimit me kryestatisticienin, njëherësh drejtorin e Departamentit të Statistikave.
Sipas njoftimit, guvernatori Ismaili, në vijim të dakordimit ndërinstitucional, do të parashtrojë në FMN “Letrën e Interesimit” në nivel të vendit për avancimin e sistemit statistikor të Kosovës nga Sistemi i Përgjithshëm i Shpërndarjes së të Dhënave (GDDS) në Standardin e Veçantë të Shpërndarjes së të Dhënave (SDDS), si një standard më i avancuar, i cili promovon përmirësimin e kualitetit, transparencës dhe disponueshmërisë së informatave statistikore.
“Kjo marrëveshje konkretizon përpjekjet e vazhdueshme të institucioneve për të avancuar në përpilimin, shpërndarjen, transmetimin dhe shkëmbimin e statistikave të vendit tonë sipas standardeve dhe praktikave më të mira ndërkombëtare. Njëkohësisht, përmes këtij bashkëpunimi synojmë t’i përmbushim udhëzimet statistikore ndërkombëtare, në mënyrë që të përpilojmë të dhëna cilësore që i shërbejnë analizave të avancuara dhe hulumtimeve ekonomike, si dhe vendimmarrjes së bazuar në evidenca”, theksoi Ismaili me rastin e nënshkrimit të këtij memorandumi tre-palësh.
Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ish...
Vengu: Shqipëria synon një fazë të re bashkëpunimi me Pentag...
Edi i hedh kunja Gjestit: Burri që o burrë duhet me i peshu ...
Xheneta për Gjestin: Kur ka kajt për mua, me ka bërë krenare...
Gjykata Kushtetuese konfirmon një nga masat e sigurisë ndaj ...
Brazil, ish-presidenti akuzohet për “grusht shteti” kundër d...