Skuadra italiane, Napoli, ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit David Neres.
Ish-lojtari i Benfica tanimë do jetë bashkëlojtar me yllin e Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, shkruan Arbresh.info.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra italiane, me anë në postimeve të rrjetet e tyre zyrtare.
27-vjeçari është transferuar me vlerë 28 milionë euro përfshire edhe bonuset, ndërsa mediat italiane kanë raportuar se braziliani do të përfitojë rreth 3 milionë euro në sezon.
Neres bëhet nënshkrimi i katërt i përhershëm i Napolit këtë verë, pas ardhjes së Alessandro Buongiorno nga Torino, Rafa Marin nga Real Madridi dhe Leonardo Spinazzola, i cili u bashkua si lojtar i lirë pas skadimit të kontratës së tij me Romën.
David is proud to be one of us!
📰 Leggi il comunicato: https://t.co/ii9LrRR9gd
💙 #ForzaNapoliSempre | #ProudToBeNapoli | #WelcomeNeres pic.twitter.com/QUpq0RkhES
— Official SSC Napoli (@sscnapoli) August 21, 2024
Braziliani kishte përfunduar me sukses testet mjekësore tek Napolit gjatë fundjavës së kaluar.
Ai pritet të jetë një ndër përforcimet më të mira gjatë afatit kalimtar veror tek Napoli. /Arbresh.info/
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I