Vrasja në “Kodrën e Trimave”, Prokuroria kërkon paraburgim ndaj të dyshuarës

15:42 | 21 Gusht 2024
E.K

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore të Prishtinës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarës N.M për vrasjen e një burri me armë zjarri në mbrëmjen e së martës në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e kësaj prokurorie, Laureta Ulaj.

“Lidhur me rastin e vrasjes së rëndë në rrugën “Ismet Krasniqi” në Prishtinë iu njoftojmë se prokurorja kujdestare nga Departamenti për Krime të Rënda, ka dalë në vendin e ngjarjes, nga aty ne bashkëpunim të plotë me policinë e njësitë relevante kanë marrë veprime hetimore, me qëllim të ndriçimit të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.

Ndryshe, një burrë ka mbetur i vrarë të martën mbrëma nga kunata e tij në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë.

Nga hetimet preliminare, dyshohet se motivi i vrasjes ka qenë problemi familjar./Arbresh.info

LEXO EDHE:

Një grua dyshohet se ka vrarë kunatin me armë zjarri në Prishtinë

Një grua dyshohet se ka vrarë kunatin me armë zjarri në Prishtinë

Policia jep detaje për vrasjen e burrit nga kunata në Prishtinë

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme