IKShPK: Në dy javët e fundit janë raportuar 661 raste pozitive me COVID-19

15:05 | 21 Gusht 2024
E.K

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se në dy javët e fundit në Kosovë  janë raportuar 661 raste pozitive dhe tre raste të vdekjes me COVID-19 .

IKSHPK-ja përmes një postimi në Facebook ka bër të ditur se nga 661 raste pozitive me COVID-19, prej tyre grupmosha më e prekur janë; 119 raste nga mosha 50-59, 116 raste nga mosha 20-29 si dhe mosha meshatare 49,3.

Gjithashtu, IKShPK pohon se vaksinimi vazhdon të jetë masa mbrojtëse me efikase kundër COVID-19 dhe gripit.

Njoftimi i plotë:

Në dy javët e fundit (07.08.2024 – 20.08.2024) janë raportuar 661 raste pozitive dhe tre (3) raste të vdekjes me COVID-19 .

Nga 661 rastet e raportuara gjatë kësaj periudhe kohore, rezulton se grup-mosha më e prekur janë: 50-59 vjeç me 119 raste dhe grup-mosha 20-29 vjeç me 116 raste, me moshë mesatare prej 49.3 vjeç.
Vaksinimi vazhdon të jetë masa mbrojtëse me efikase kundër COVID-19 dhe gripit, veçanërisht ndaj formave të rënda të sëmundjes. Mbrojtja përmes vaksinës e individëve në rrezik të lartë të rezultateve të rënda (si p.sh. të moshuarit) mbetet i rëndësishëm.

Rekomandohet

Ngritje e vigjilencës nga ana e punëtorëve shëndetësorë me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve dhe parandalimit të infeksioneve

Të respektohen masat mbrojtëse (pastrimi i duarve, mbjatja e maskave…) si dhe reduktimi i vizitave të familjarëve në institucionet shëndetësore që merren me trajtimin e rasteve me COVID-19

Rastet që rezultojnë pozitiv në SARS-CoV-2 rekomandohet të izolohen për 5 ditë, kurse kthimi në aktivitetet normale pune të bëhet sipas rekomandimit të mjekut/klinicistit

Mos të qëndrohet në ambiente të mbyllura dhe ku ka grumbullime, ku mundësia e infektimit është më e madhe

Të vaksinohet dhe ri-vaksionohet popullata, me theks të veçantë për grupet e rrezikut (personat me sëmundje kronike jongjitëse, personat mbi 65 vjeç

Personat me shenja të sëmundjes të testohen

Rastet ambulantore dhe të hospitalizuara në ShSKUK, rekomandohet të analizohen nga ana e konziliumit të mjekëve, ndërsa trajtimi të bëhët sipas Udhërrëfyesit klinik për menaxhimin dhe trajtimin e rasteve të COVID-19./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme