ZYRTARE: Felix transferohet tek Chelsea

14:10 | 21 Gusht 2024
D.H

Pas zyrtarizimit të Conor Gallgherit tek Atletico Madridi, radha ishte e Chelsea që të konfirmojnë transferimin e Felixit tek londinezët.

Disa minuta më parë Chelsea ka bërë të ditur se portugezi është rikthyer tek ‘blutë e Londrës’, shkruan Arbresh.info.

Lajmi është bërë në faqen zyrtare të Chelsea në rrjetin social Facebook.

Ndërsa, Felix u shpreh i lumtur me transferimin e tij tek londinezët.

“Jam shumë i lumtur që jam kthyer në Chelsea dhe mezi pres të filloj”, tha Joao Felix.

Tutje ai shtoi se u ka thënë edhe familjes e miqve të tij se një ditë do të kthehet në Premier League.

“Më pëlqeu koha këtu më parë dhe u thashë miqve dhe familjes se do të doja të kthehesha në Premier League një ditë. Të bësh këtë me Chelsean është një ndjenjë e mrekullueshme dhe jam i emocionuar që jam rikthyer”, shtoi ai.

Portugezi ishte pjesë e Chelsea në nga dimri deri në fund të sezonit 2022/23 ku realizoi katër herë në 20 paraqitje./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme