Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se miratimi i standardeve profesionale për përmbaruesit privat shënon një hap të rëndësishëm.
Me anë të një postimi në Facebook, Haxhiu bëri të ditur se ky është profesioni i parë i lirë ligjor që përfiton nga standarde moderne të zhvilluara me kujdes, të cilat synojnë të vendosin një precedent pozitiv për të gjitha profesionet e tjera ligjore në vendin tonë, përcjell Arbresh.info.
“Ministria e Drejtësisë, në përputhje me prioritetet e saj strategjike, angazhohet për të siguruar që qytetarët dhe bizneset në Kosovë të kenë qasje në shërbime përmbarimore të cilësisë më të lartë. Zhvillimi dhe zbatimi i këtyre standardeve profesionale jo vetëm që avancojnë cilësinë e shërbimeve të ofruara, por gjithashtu fuqizojnë mbrojtjen e interesit publik, sigurojnë transparencë në veprimet përmbarimore dhe garantojnë një nivel të lartë profesionalizmi në këtë fushë”, ka shkruar Haxhiu.
Sipas ministres Haxhiu, këto standarde janë rezultat i një bashkëpunimi të ngushtë mes Ministrisë së Drejtësisë, Odës së Përmbaruesve Privat, dhe Programit për Drejtësi Komerciale të USAID-it, teksa theksoi se kjo shënon kështu një hap të rëndësishëm në drejtim të përmirësimit të sistemit tonë të drejtësisë.
“Të gjithë qytetarët të cilët konsiderojnë që ndaj tyre janë zhvilluar procese të padrejta, i ftoj që të ushtrojnë të drejtën e tyre dhe të paraqesin ankesa pranë Ministrisë së Drejtësisë. Angazhimi i tyre vetëm sa do të kontribuoj në përmirësimin e mëtejshëm të sistemit të drejtësisë në Kosovë, dhe funksionimit të këtij sistemi me nivelin më të lartë të përgjegjësisë”, përfundoi shkrimin Haxhiu./Arbresh.info
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...