Prania e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Konventën Kombëtare të Partisë Demokratike (DNC) në Chicago zemëroi ministrin e Jashtëm serb, Marko Gjuriq, por gjithashtu tërhoqi vëmendjen se asnjë zyrtar nga Serbia nuk ishte në takimin ku ka mbajtur fjalim presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden dhe Kamala Harris, kandidatja për president të SHBA-së.
Nëse ndonjë kush ishte prezent, nuk kishte asnjë lajm. As nuk dihet nëse dikush është ftuar zyrtarisht.
Ka reaguar vetëm ish-ambasador i Serbisë në SHBA-së, i cili duket se është në kufi me xhelozinë, shkruan gazeta danas.rs.
Të hënën, Gjuriq i dërgoi një letër edhe presidentit të Institutit Nacional Demokratik, Kofman Witts, në të cilën ndër të tjera theksonte se është shumë shqetësuese dhe zhgënjyese që dikush që njihet gjerësisht si shkelës i të drejtave të njeriut dhe elementeve themelore të vlerave demokratike, t’i jepet mundësia të promovojë politikën e rrezikshme dhe agjendën etno-nacionaliste.
“Më lejoni t’ju kujtoj se këto aktivitete destabilizuese, përfshirë distancimin e vazhdueshëm nga dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe refuzimin për t’u harmonizuar me Uashingtonin, janë dënuar ashpër nga zyrtarë të lartë dhe përfaqësues të SHBA-së dhe BE-së”, ka shkruar Gjuriq në letrën që.
Gjuriq sërish foli për TV Pink dhe tha se kjo dërgon një “sinjal të gabuar” sepse Kurti “vepron drejtpërdrejt jo vetëm kundër interesave serbe, por edhe kundër politikës së Uashingtonit”.
Kujtojmë se në Konventën Kombëtare Demokratike, e cila do të zhvillohet nga data 19 deri më 22 gusht, zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris duhet të zgjidhet si kandidate presidenciale e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 5 nëntorit, ndërsa Kurti ishte i ftuar si panelist në aktivitetin shoqërues “National Demokrate Konventa dhe roli i partive politike”.
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...