Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), ka reaguar pasi gjatë raportimit në lidhje me vrasjen e cila ka ndodhur mbrëmë në Kodrën e Trimave në Prishtinë, janë penguar tre gazetarë.
AGK thotë se pengimi i punës së gazetarëve është i papranueshëm, dhe tutje i bën thirrje Policisë së Kosovës, që të krijojnë kushte të favorshme për gazetarët në situata të tilla, përcjell Arbresh.info.
Reagimi i plotë:
Gazetarët, Gresa Nitaj – Klan Kosova,Leonita Bajrami – Top Channel, dhe Venhar Isufi –Tëvë1, janë penguar, sot, gjatë raportimit për një vrasje që ka ndodhur mbrëmë në Kodrën e Trimave, në Prishtinë.
Në një lidhje të drejtpërdrejt të gazetares Gresa Nitaj në një edicion informativ në Klan Kosova, shihet një burrë duke e kapur për krahu gazetaren, e duke mos e lënë të raportojë atë, si dhe duke i kërkuar të largohen edhe ekipet e Top Channel dhe Tëvë1.
Për Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, pengimi i punës së gazetarëve është i papranueshëm, andaj i bëjmë thirrje Policisë së Kosovës, që në situata të tilla të krijojë kushte të favorshme për gazetarët që të kryejnë punën e tyre, pa u cenuar, e penguar./Arbresh.info/
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...