Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Mary Elieen Devitt, në emër të USAID-it kanë nënshkruar marrëveshjen e grantit për objektivat zhvillimore, në vlerë prej 34.5 milionë dollarësh.
Nënshkruhet marrëveshja me USAID-in, Kosova përfiton në vlerë prej 34.5 milionë dollarësh
“Marrëveshja që sapo nënshkruam është një rikonfirmim i vizionit të përbashkët me SHBA. Ky projekt do të mbështesë projekte për rritje të mundësive gjithëpërfshirëse. SHBA kanë qenë partnerë të palëkundur në këtë drejtim”, tha Osmani.
Tutje, Osmani tha se kjo marrëveshje është një pasqyrim i qartë i bashkëpunimit të Kosovës me atë të SHBA-ve.
“Mbi të gjithë një partneritet i ndërtuar më raport të ndërsjelltë. Ju shpreh mirënjohjen time të thellë. Kjo marrëveshje është një pasqyrim i qartë i bashkëpunimit të dy shteteve tona. Le ta vazhdojmë këtë rrugëtim së bashku duke krijuar mundësi më të mëdha për zhvillimin e kosovës që janë një garanci për vendin tonë. Sa herë që bashkpunojmë me amerikën shteti jonë përfiton”, përfundoi Osmani./Arbresh.info/
Barella: Sot kundër një skuadre shumë të fortë dëshmuam se m...
Kurti: Të përkushtuar për të vërtetën dhe për drejtësi për t...
Shpërthimet në Liban, reagon kryeministri izraelit Netanyahu
Raportohet për një lëvizje të mundshme të Zhegrovës në të ar...
Biden pret të hënën homologun e Emirateve të Bashkuara Arabe...
Finlanda e mbron vendimin për të blerë armë izraelite