Google ADS

Nico refuzon Barcelonën, vihet pas anësorit të Juventusit

11:15 | 21 Gusht 2024
D.H

Tashmë Nico Williams është një objektiv i pamundur për Barcelonën së paku për këtë verë.

Sipas COPE, drejtor sportiv i Barcelonës, Deco ka konfirmuar se ylli spanjoll ka refuzuar skuadrën blaugrane, shkruan Arbresh.info.

Një tjetër alternativ që i ka shkuar huq Barcelonës është edhe Rafael Leao i Milanit, i cili ka kontratë me rosonerët deri në vitin 2028.

Teksa, Milani kërkon 175 milionë për të liruar portugezin.

Ndërsa tani Barcelona ka një zgjedhje tjetër, bëhet fjalë për italianin Federico Chiesa.

Ndërkohë sipas Mirko Di Natale të TuttoJuve.com, Barcelona tashmë ka paraqitur një ofertë hapëse për gjigantin italian.

Juventusi kërkon plotë 15 milionë euro për Chiesan kurse blaugranat kanë ofruar 10 milionë.

Drejtuesit e Barcelonës janë po kërkojnë me ngulm një anësor për t’iu kundërpërgjigjur Real Madridit, pasi ‘Los Blancos’ transferuan yllin francez Kylian Mbappe.

Chiesa sezonin e kaluar është paraqitur në 37 ndeshje kurse ka realizuar 10 gola e një asistim në të gjitha garat./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme