Google ADS

Mbi 2 milionë qytetarë do të kenë të drejt vote në zgjedhjet e 9 shkurtit

11:32 | 21 Gusht 2024
E.H

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur sot mbledhjen e radhës në të cilën vendosi të kufizojë shpenzimet e fushatës zgjedhore për subjektet politike që do të çertifikohen për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës.

Ndërsa, KQZ ka bërë të ditur se në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, të drejtë vote do të kenë 2.047.149 votues.

Pesë ditë më parë, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, caktoi 9 shkurtin si datën përfundimtare për mbajtje të zgjedhjeve.

Në përkim me festat e fillim vitit, ajo e përcaktoi si të arsyeshme fillimin e fushatës zgjedhore pas 7 janarit./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme