Ka filluar pastrimi i shtretërve të lumenjve të Kosovës

09:29 | 21 Gusht 2024
R J

Ministri i Infrastrukturës Liburn Aliu ka njoftuar se ka filluar puna për pastrimin e shtretërve të lumenjve të Kosovës.

Përmes, një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ministri Liburn Aliu ka treguar se cilët lumenj do të pastrohen fillimisht.

“Bashkë jemi rojtar të tokës, ujit dhe vendit ku jetojmë, e lufta ndaj mbetjeve do të vazhdojë për ditë, sigurisht me institucione përgjegjëse, projekte konkrete, por edhe me qytetarë vullnetarë të shumtë që e duan një Kosovë sa më të Pastër”, ka shkruar Aliu.

Të ngjashme