Google ADS

Vrasja në Prishtinë, dalin pamje nga vendi i ngjarjes

21:59 | 20 Gusht 2024
E.G

Një vrasje ka ndodhur rreth orës 19:20 në rrugën “Ismet Krasniqi” në Prishtinë.

Për motive ende të panjohura dyshohets e një grua ka vrarë me armë zjarri kunatin e saj.

Sipas policisë, e dyshuara N.M është vetëdorëzuar në polici.

Mediat kanë publikuar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet vendi i ngjarjes i rrethuar nga shiriti i Policisë dhe vetura e Policisë dhe Forenzikës.

Foto: Klan Kosova

Rastin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënsja e Policisë në Prishtinë, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 19:20 kemi pranuar informatën për një vrasje, që ka ndodhë në rrugën “Ismet Krasniqi” në Prishtinë. Menjëherë policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha Ahemti.

Ahmeti shtoi se aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë rast.

Trupi i pajetë pritet të tërhiqet për t’u dërguar në obduksion./Arbresh.info/

LEXO EDHE:

Një grua dyshohet se ka vrarë kunatin me armë zjarri në Prishtinë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme