“A je mirë? Dëshiroj të kthehem në shtëpi”, ky ishte mesazhi i fundit që Yuko Takamatsu i dërgoi bashkëshortit të saj, Yasu, përpara se cunami shkatërrues të zhdukte ndërtesën e zyrës ku ajo punonte.
Japonia u godit nga një tragjedi e madhe më 11 mars të vitit 2011, kur një tërmet i tmerrshëm shkaktoi një cunami dhe dallgë deri në 10 metra të larta.
Ky ishte tërmeti më i fortë që ka goditur këtë vend të largët lindor, ku 15,894 njerëz vdiqën, 6,156 u plagosën, 2,546 janë të zhdukur.
Mes tyre është 47-vjeçarja Takamatsu, e cila u ngjit në çatinë e një ndërtese në Onagawa. Askush nuk e priste që vala të ishte aq e madhe sa ta shkatërronte infrastrukturën e këtij qyteti.
Kanë kaluar 13 vjet që gruaja është zhdukur dhe i shoqi nuk pushon së kërkuari. Ai mori një leje dhe zhytet rregullisht në kërkim të trupit.
Deri më tani, ai ka gjetur një mori gjërash nga shtëpitë e shkatërruara, albume fotografike, rroba dhe bizhuteri, por jo edhe bashkëshorten, raporton metro.co.uk.
Yasu mësoi të zhytej nga instruktori i tij, Masayoshi Takahashi, i cili punon për të hequr mbeturinat e cunamit nën ujë.
Ai kishte gjetur më parë viktima të mbyllura në vetura, kështu që mendoi se mund ta ndihmonte në kërkim.
“Unë zhytem sikur do ta takoj diku. Kur e kërkoj ose kur bëjmë ushtrime, gjithmonë shpresoj që ajo të jetë diku afër. Ne e kërkojmë vazhdimisht, por ende nuk kam gjetur asgjë që i përkiste Jukos”, tha i pikëlluari.
Ai tregon se kjo është e vetmja gjë që mund të bëjë për gruan e tij.
“Nuk kam zgjidhje tjetër veçse të vazhdoj ta kërkoj. Ndihem më afër saj në oqean. Në mesazhin e fundit ajo më dërgoi se “do të kthehet në shtëpi”. Jam i sigurt që ajo ende e dëshiron atë, kështu që unë po përpiqem ta sjell atë”, pohoi 64-vjeçari. /Telegrafi/
Regjimenti i Mjekësisë së FSK-së, merr pjesë në një ushtrim ...
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion