Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama dhe drejtoresha për Arsim, Jehona Lushaku Sadriu kanë inspektuar punimet në renovimin e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Dardania”.
Me anë të një postimi në Facebook, pjesa e shkollës e paraparë me fazën e parë të renovimit është transformuar në një objekt që do të ofrojë kushte të nivelit evropian për nxënësit dhe mësimdhënësit, shkruan Arbresh.info.
“Kjo pjesë do të jetë gati të pres nxënësit në muajin shtator”, ka shkruar Rama.
“Kërkuam nga punëkryesit që të përshpejtojnë dinamikën e punimeve në mënyrë që edhe pjesa e shkollës e paraparë me fazën e dytë të jetë gati gjatë muajit shtator.”, shtoi ai.
“Renovimi i SHFMU “Dardania” është financuar dhe menaxhuar nga një projekt i European Union in Kosovo 🇪🇺”, njoftoi i pari i Prishtinës./Arbresh.info/
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?