Komisioni për Sëmundjet Infektive në mbledhjen e fundit konstatoi se ka pasur rritje të rasteve pozitive me Kovid-19 në krahasim me javën e kaluar, dhe me këtë rast i rikujton qytetarët që të respektojnë masat e përgjithshme për parandalimin e infeksioneve respiratore, njoftuan pasdite nga Ministria e Ekonomisë.
“Të shmangen grupimet dhe qëndrimin e zgjatur në dhoma të mbyllura, ajrosjen e rregullt të dhomave, larjen më të shpeshtë të duarve dhe shmangien e kontaktit të ngushtë me personat e sëmurë”, theksohet në kumtesë.
Nga Ministria theksjnë se vaksinimi është mënyra më efektive për të mbrojtur kundër një forme të rëndë të sëmundjes.
“Në takim, komisioni rikonfirmoi rekomandimin se testimi për Covid nuk është kusht për pranim në një institucion shëndetësor. Për Kovid duhet të testohet vetëm sipas indikacioneve, pra nëse pacienti ka simptoma karakteristike të Kovidit”, theksohet në kumtesë.
Komisioni thekson se pacientët duhet të trajtohen për sëmundjen themelore në institucionin e duhur shëndetësor, edhe nëse janë KOVID pozitiv, institucioni shëndetësor duhet të sigurojë kushte për të minimizuar rrezikun e përhapjes së sëmundjes tek pacientët dhe stafi mjekësor duke i izoluar nga pacientët pozitivë.
Komisioni për Sëmundjet Infektive monitoron nga afër situatën dhe në varësi të ndryshimeve do të nxjerrë rekomandimet e duhura./telegrafi/
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...