Google ADS

Jasir Asani një yll i vërtet, pjesë formacionit të javës në Korenë e Jugut

19:12 | 20 Gusht 2024
KRG

Jasir Asani është rikthyer në qendër të vëmendjes me Gwangju në Korenë e Jugut pas një periudhe të vështirë.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare kishte kaluar një kohë të gjatë pa luajtur asnjë minutë për shkak të disa mosmarrëveshjeve me trajnerin e ekipit, duke u përballur me një periudhë të ngarkuar emocionalisht, përcjell Arbresh.info.

Megjithatë, situata është përmirësuar dhe Asani është rikthyer në formacionin startues për sezonin e ri.

Pas një goli të shënuar në ndeshjen e parë të sezonit, Asani ka vazhduar të shkëlqejë në ndeshjen e dytë, duke qenë një faktor kyç në të dy golat që Gwangju arriti në humbjen 3-2 ndaj Gangwon.

Fillimisht, ai realizoi një gol nga penalltia në minutën e 15. Më pas, në minutën e 22, një goditje e tij u devijua nga mbrojtësi kundërshtar dhe u regjistrua si autogol, por Asani mbeti protagonist në ndihmën që i dha ekipit.

Falë performancës së tij të shkëlqyer, ai ka fituar një vend në formacionin e javës dhe ka marrë notën 7.9. /Arbresh.info

Të ngjashme