Shtëpia e futbollit evropian, UEFA, ka dënuar skuadrën serbe, Partizani pasiqë tifozët e tyre, gjatë ndeshjes ndaj Luganos shpalosën mesazhe raciste dhe ndezën mjete piroteknike.
UEFA kësaj radhe, nuk ka vendosur të hesht, por të dënojë, shkruan Arbresh.info.
Në ndeshjen Partizan – Luagno e vlefshme për European League, ishte prezente edhe pankarte e njohur e tifozëve serb, “Kosova është Serbi”, një ndër gjërat që i është rënë në sy shtëpisë së futbollit evropian.
Më poshtë gjeni vendimet e UEFA:
– Të gjobisë FK Partizanin me 15 mijë euro për transmetimin e mesazhit të papërshtatshëm për një ngjarje sportive (pankarta të paligjshme).
– Të gjobisë FK Partizanin 5750 euro për ndezjen e fishekzjarreve.
– Të gjobisë FK Partizanin me 20,000 € dhe të ndalojë FK Partizanin t’u shesë bileta tifozëve të tij jashtë vendit për një (1) ndeshje të radhës të kompeticionit të UEFA-s, për sjelljen raciste dhe diskriminuese të tifozëve. /Arbresh.info
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Rina Balaj dhe Mato Lale publikojnë këngën “Të dy”
Qytetarët ankohen për ngecje të punimeve në rrugën Prishtinë...
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...