Një biznesmen u vra mëngjesin e kësaj të marte në Shkup. Ngjarja ndodhi në parkimin e në një qendër tregtare. Mediat në vendin fqinjë raportojnë se i vdekur ka mbetur biznesmeni Vasil Eftimov.
Sipas dëshmive paraprake, viktima u qellua me pistoletë ne makinën e tij. Autori mori me pas një pako në bagazhin e makinë së viktimës dhe u largua. Deri më tani nuk dihet motivi i vrasjes se biznesmenit, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për atentatin.
Në momentin e atentatit, biznesmeni ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij e cila ka parë të gjithë skenën e krimit.
Policia në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se ka arrestuar dy persona që dyshohet të kenë lidhje me ngjarjen, ndërsa ka shpallur në kërkim një të tretë. Ata janë ndaluar pas një përplasjeje me arme me policinë e cila u ka bere thirrje te ndalonin automjetin, me të cilin lëviznin në komunën e Cairit, duke tentuar ti largohen kontrolleve te bluve.
Policia në Maqedoninë e Veriut ka mbyllur për qarkullim disa zona të kryeqytetit, ndërsa po kryhen kontrolle në zona të ndryshme të Shkupit. Kërkime po kryhen edhe nga ajri me helikopterë dhe dronë./abcnews/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...