Të premten bëhet tërheqja e shortit në Superligën dhe Ligën e Parë në futsall

15:52 | 20 Gusht 2024
KRG

Komisioni i Federatës së Futsallit të Kosovës, ka njoftuar klubet dhe opinionin se shorti për edicionin e ri garues 2024/25 në Superligë dhe Ligën e Parë në Futsall do të tërhiqet të premten, më 23 gusht.

Tërheqja e shortit do të zhvillohet në zyrat e Komisionit të Futsallit në stadiumin “Fadil Vokrri”, përcjell Arbresh.info.

Shorti për ekipet e Superligës së Kosovës zhvillohet në ora 17:30, ndërsa për ato të Ligës së parë nga ora 18:30. /Arbresh.info

Të ngjashme