Me rritjen e kërkesës për shërbime turistike, administratorët e hotelerive në Durrës kanë filluar të ofrojnë paga më të larta për të tërhequr punonjës cilësorë.
Rritje e pagave ka sjellë një fenomen të ri në tregun e punës, tërheqjen e punonjësve nga jashtë vendit.
Shumë shtetas shqiptar të cilët kanë emigruar drejt vendeve të Bashkimit Evropian, po rikthehen për t’u bërë pjesë e tregut të punës vendase.
Arsen Çollaku, është njëri prej tyre, i cili ka lënë Gjermaninë për të punuar në një nga hotelet e Durrësit.
Operatorët turistik thonë se ky fenomen po ndihmon në përballimin e sfidave të sezonit turistik, kur kërkesa për staf shtohet ndjeshëm.
Rritja e pagave nga operatorët turistikë dhe thithja e punonjësve nga jashtë vendit është një strategji që po ndihmon në përmirësimin e sektorit të turizmit në Shqipëri, duke e bërë atë më konkurrues dhe më tërheqës për vizitorët ndërkombëtarë./Tv Klan
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...