Breshri dëmton fermerët në Korçë

15:21 | 20 Gusht 2024
R J

Breshëri që përfshiu  disa rajone të Korçës pasditen e të dielës  u shkatërroi të mbjellat fermerëve të zonës. Dëmet më të mëdha u konstatuan në fshatrat Pirg dhe Vreshtas.

Vreshtat janë kulturat më të prekura.  Specialistët e drejtorisë së bujqësisë përllogarisin rreth 15 hektar të dëmtuara.

Me ndryshimet e klimës breshëri është kthyer në një fenomen të zakonshëm  në këtë rajon.

Fermerët sipas specialistëve duhet të përshtatin kulturat frutore me kushtet e reja të motit. Ndërrimi i  varieteteve klasike me  varietete më rezistente dhe aplikimi i rrjetave anti breshër janë disa prej sugjerimeve të tyre.

Në rajonin e Korçës dy vitet e fundit kushtet e motit kanë sjellë dëme të konsiderueshme në bujqësi./abcnews.al

Të ngjashme