Leao në ‘radarin’ e Barcelonës

14:26 | 20 Gusht 2024
D.H

Barcelona është në kërkim të një sulmuesi anësor të ri pasi dështoi të nënshkruajë me talentin spanjoll Nico Williams nga Athletic Bilbao në fillim të afatit kalimtar.

Sipas gazetës Mundo Deportivo, Rafael Leao është lojtari që Barcelona pëlqen më shumë pranë fundit të afatit kalimtar. Sulmuesi anësor portugez thuhet se vlerësohet rreth 90-100 milionë euro.

Mundo Deportivo pretendon se marrëdhënia e shkëlqyer e Barcelonës me agjentin e Leaos, Jorge Mendes, mund të jetë në dobi të tyre.

Leao është pjesë e Milanit dhe ka një kontratë me klubin italian deri në vitin 2028.

Ai është njëri ndër lojtarët më të rëndësishëm të Milanit ku sezonin e fundit shënoi 15 gola e dhuroi 13 asistime në të gjitha garat./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme