Google ADS

Ballkani transferon mbrojtësin nga Teuta e Durrësit

10:36 | 20 Gusht 2024
D.H

Ballkani duket se ende nuk e ka përfunduar merkaton e saj në këtë verë ani pse kanë kaluar tanimë dy ndeshje nga nisja e sezonit.

Skuadra nga Suhareka gjatë ditës së sotme ka arritur marrëveshje me mbrojtësin Elmando Gjini, shkruan Arbresh.info.

Gjini ishte pjesë e skuadrës së Teutës së Durrësit.

E lajmin për një transferim të tillë e ka dhënë vetë skuadra durrsake përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Mbrojtësi është 21-vjeçar dhe pritet të jetë një nga shtyllat kryesore të mbrojtjes së Ballkanit në këtë sezon./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme