Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, në Ditën Ndërkombëtare të Alpeve të Pastra, me anë të nismës “10 parqe në 10 ditë”, u është drejtuar qytetarëve të japin kontributin e tyre për pastrimin e zonave që janë parqe kombëtare dhe natyrore.
Ky aksion do të fillojë në terren, nga datat 22-31 gusht.
Kryeministri i Republikës së Shqipërisë Edi Rama, ka shpërndarë mesazhin e Agjencisë Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, ndërsa thotë se të gjithë duhet të bëjnë më shumë për promovimin e Shqipërisë së pastër dhe turistike, duke nisur nga Alpet deri në Llogara.
“MIRËMËNGJES, dhe me ftesën për t’iu bashkuar nismës “10 parqe në 10 ditë” nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, si një kontribut i gjithësecilit për pastrimin e zonave që mbrohen si parqe kombëtare apo natyrore, e sigurisht për të shijuar dhe promovuar edhe më tej Shqipërinë tonë nga Alpet e veriut deri në Llogara, ju uroj një ditë të mbarë🫶“, shkruan Rama.
Trump e zgjodhi këshilltar për sigurinë kombëtare, reagon Mi...
“Ujku i Çeliktë” – Kurti: Më shumë investim në ushtri,...
Gjenden të vdekur tre fëmijë në Francë, policia në kërkim të...
I gatshëm të largohet nga Arabia: Neymarit i ofrohet një meg...
SHBA ndalon linjat ajrore të fluturojnë në Haiti pasi dy avi...
Të paktën 15 të vdekur nga përplasja e të burgosurve në burg...