Një neuroshkencëtare, me bazë në Arizona ka ndarë tre gjëra që duhet t’i shmangni nëse dëshironi të mbroni trurin tuaj.
Emily McDonald gjithashtu ka një llogari në TikTok përmes secilës ndan këshilla të shumta.
Ekspertja thotë se ekzistojnë tre gjëra që duhet të evitoni për të mbrojtur trurin, ja cilat janë ato:
Thashetheme dhe situatat dramatike
Në krye të listës që ndikojnë në funksionin e trurit tonë janë thashethemet dhe dramat.
“Të jesh i përfshirë në thashetheme dhe drama zvogëlon aftësinë tonë për t’u përqendruar dhe për të menduar logjikisht duke rritur aktivitetin në amigdalën…pjesë të trurit emocional”, thotë ekspertja.
“Amigdala dhe korteksi paraballor janë shumë të lidhura, kështu që të qenit negativ zvogëlon aktivitetin në trurin logjik”, thoshte McDonald përmes videos në TikTok.
Nga pikëpamja evolucionare, thashethemet, dhe sjellje të tjera i ndihmuan paraardhësit tanë të mbijetonin, por sipas McDonald, në këtë fazë të jetës, këto gjëra pengojnë aftësinë tonë për të përpunuar mendimet logjikisht.
Kritikat që ia bëjmë vetës dhe bisedat negative
Ekspertja thotë se përsëritja e narrativave negative e shtyn trurin të kërkojë atë që është e gabuar dhe jo e drejtë.
“Ajo gjithashtu rrit stresin dhe ankthin dhe zvogëlon performancën dhe aftësinë tonë për të arritur qëllimet tona”, tha ajo.
Siç pohon McDonald, bisedat negative kanë efekt të shëmtuar – “sa më shumë të kritikoni veten, aq më shumë kritikoni të tjerët”.
Nëse falni veten, ju do të përmirësoni funksionalitetin tuaj dhe do të reduktoni ankthin.
Shikimi i rrjeteve sociale gjatë kohës së lirë
Në listën e saj të rekomandimeve, McDonald kritikoi zakonin e kontrollimit të rrjeteve sociale në çdo rast, si për shembull gjatë një pauze në punë.
Ajo shpjegon se kontrollimi i rrjeteve sociale gjatë kohës së lirë “ul fokusin dhe produktivitetin duke e tepruar dhe lodhur trurin”.
Ju gjithashtu po ulni kapacitetin tuaj për të qenë krijues, sepse koha, heshtja dhe mërzia janë thelbësore për të lejuar mendjen të eksplorohet”. /Telegrafi/
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...