Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur sot, në 50 vjetorin e Seminarit për Gjuhën, Letërsinë e Kulturën Shqiptare, një grup albanologësh nga mbarë bota.
Osmani, në një postim në Facebook, ka thënë se me këta albanologët e këtij seminari ka diskutuar për kontributin e shumë brezave, gatishmërinë dhe vendosmërinë e tyre për ta themeluar një institucion të kultivimit për kulturën shqiptare.
“Në 50 vjetorin e Seminarit për Gjuhën, Letërsinë e Kulturën Shqiptare, prita një grup albanologësh nga mbarë bota, me të cilët diskutuam për kontributin e shumë brezave, gatishmërinë dhe vendosmërinë e tyre për ta themeluar një institucion të kultivimit të dijeve për gjuhën shqipe, letërsinë e kulturën shqiptare”, ka shkruar Osmani.
Lukaj: Kosova s`ka nevojë për asociacione, Kushtetuta jep sh...
Plagosja në Vranjevc – arrestohet një person, i konfis...
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...
“Komorani dhe Tirana”, Vullneti ngacmon Drilonin për Sarën
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për...