Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur se shpreson që institucionet e drejtësisë do ta hetojnë në hollësi rastin e vrasjes së një familjari të bashkëshortit të saj më 16 gusht, në Ferizaj ndërsa mohoi çfarëdo pretendimi se ajo ka qenë në dijeni rreth rastit.
“E vetmja çështje për të cilën unë kam reaguar ka qenë implikimi i rrejshëm, komplet i rrejshëm dhe i rrezikshëm i emrit tim për të çështje për të cilat nuk kemi as njohuri, as ndonjë relevancë, as ndonjë lidhje kurrë dhe as tash”, tha Osmani në një intervistë për Radio Evropën e Lirë.
Vrasja ndodhi në Bibaj të Ferizajt, ku dyshohet se një zyrtar policor qëlloi me armën zyrtare, viktimën 89-vjeçar.
I dyshuari, në atë kohë nuk ishte në krye të detyrës, sipas Policisë së Kosovës./Arbresh.info/
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...