SC Gjilani dhe FC Ballkani kanë mbyllur ndeshjen e sotme baras me rezultat 1-1.
Kjo ndeshje ishte e vlefshëm për xhiron e dytë të Superligës së Kosovës në futboll, shkruan Arbresh.info.
Goli i parë erdhi në minutën e 6-të ku autor i golit ishte Robert Rrahmani i cili ia dhuroj Gjilanit epërsinë.
Mirëpo skuadra e Ilir Dajës, nuk lejoj të që kjo epërsi të zgjatej shumë, ku vetëm pas pak minutave, erdhi goli i barazimit nga Queven Inacio.
Gjilani kishte dy raste me Rrahmanin dhe Senad Jarovicv, por Enea Koliçi ishte në vend.
Në anën tjetër për Ballkanin rrezikuan Hamidi dhe Queven, por as këta nuk ishin të saktë.
Ndeshja përfundoj baras me rezultat 1-1.
Në tabelën e Superligës së Kosovës, skuadra nga Suhareka gjendet në pozitën e parë me 4 pikë, ndërsa kanë pikë të barabarta me KF Llapin, KF Suharekën dhe FC Ferizajn.
Ndërsa në pozitën e 5-të, gjendet SC Gjilani me 2 pikë, kurse Malisheva dhe FC Prishtina kanë nga një pikë.
Pa asnjë pikë deri më tani janë FC Drita të cilët për shkak të ndeshjeve në garat evropiane ende nuk e kanë filluar sezonin, kurse Feronikeli dhe Dukagjini gjendet në fund të tabelës me asnjë pikë. /Arbresh.info
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...