Kryeministri i vendit, Albin Kurti tha se plani për hapjen e urës mbi lumin Ibër, s’ka të bëjë fare me fushatën elektorale ashtu siç pretendon opozita.
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Kurti tha se partia që ai drejton është shumë komode për zgjedhjet e reja, meqë sipas tij ka mbështetje më të madhe se në vitin 2021.
“Unë kam shpresuar që do të kemi zgjedhje në muajin qershor ose korrik, më pas kam shpresuar që do të kemi zgjedhje në vjeshtën e këtij viti. Mirëpo duke qenë që zgjedhjet do të jenë më 9 shkurt të vitit të ardhshëm nuk mund të thuhet se kjo ka të bëjë aspak me fushatën elektorale”, ka deklaruar Kurti.
“Përkundrazi, subjekti politik që unë drejtoj Lëvizja Vetëvendosje, është shumë komode drejt zgjedhjeve të reja. Mbështetja për neve është edhe më e madhe sesa në pranverën e vitit 2021”, ka thënë Kurti./Arbresh.info/
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...