Ministria e Financave ka njoftuar se kanë filluar vizitat në terren për Pilotimin e Reformës së Skemës së Asistencës Sociale.
Sipas njoftimit, gjatë vizitave, punëtorët socialë i parashtrojnë disa pyetje familjes aplikuese për Pilotimin e SAS-it për të bërë vlerësimin e standardit jetësor dhe verifikimin e të dhënave për kushtet e jetesës të vetdeklaruara në formën e aplikimit, shkruan Arbresh.info.
MF njoftoi se familjet fillimisht do të kontaktohen nga zyrtarët e Qendrës për Punë Sociale për të aranzhuar vizitën.
“Nëse ju duhen sqarime shtesë lidhur me këtë proces, ju mund të kontaktoni qendrën e thirrjeve të krijuar për këtë qëllim në njërin nga numrat e mëposhtëm: +383 (0) 38 200 34289 +383 (0) 38 200 34287 Kujtojmë se nga Pilotimi i Skemës së Asistencës Sociale mund të përfitojnë familjet e varfra dhe ato në kushte të rënda ekonomike, si vazhdimësi e skemës së ndihmës sociale ekzistuese, me dallimin që hiqen kriteret diskriminuese.”, thuhet në njoftim.
“Aplikimi për Pilotimin e Skemës së Asistencës Sociale vazhdon të jetë i hapur. Për të aplikuar, duhet të vizitoni platformën eKosova, përkatësisht vegëzën: https://ekosova.rks-gov.net/.”, thuhet tutje./Arbresh.info/
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...