Mbishkrimet antishqiptare në Bujanoc, Bislimi: Kërcënim e represion kundër shqiptarëve

17:08 | 19 Gusht 2024
E.G

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka reaguar ndaj një mesazhi antishqiptar të vendosur në Shtëpinë e Shëndetit në Bujanoc.

Me anë të një postimi në “X”, ai mesazhin e quajti si pjesë të një modeli më të madh kërcënimesh dhe represionesh kundër shqiptarëve në Luginën e Preshevës, shkruan Arbresh.info.

“Vdekje shqiptarëve, nuk ju duam, Kosova është Serbi!’ Një tjetër mesazh urrejtës është gjetur sot në hyrje të repartit të fëmijëve në Bujanoc. Ky nuk është një incident i izoluar, por pjesë e një modeli më të madh kërcënimesh dhe represionesh kundër shqiptarëve në Luginën e Preshevës”, ka shkruar ai.

Ndaj këtij mesazhi antishqiptar ka reaguar edhe deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi.

Kamberi, përmes një postimi në Facebook, ka theksuar se këto mesazhe janë një tregues i rritjes së tensioneve dhe urrejtjes ndaj shqiptarëve në Bujanoc./Arbresh.info/

LEXO EDHE:

Kamberi reagon ndaj një mesazhi antishqiptar në Bujanoc

Të ngjashme