Në Ditën Ndërkombëtare të Fotografisë, kryeministri i vendit, Albin Kurti ka ndarë disa nga fotografitë më të bukura të shkrepura nga fotografë të ndryshëm.
Kurti në postimin e tij, theksoi se fuqinë e fotografisë e kuptojmë ne më së miri duke shtuar se ishin fotografitë ato të cilat dëshmuan vuajtjet e shqiptarëve nga Serbia, shkruan Arbresh.info.
“Fotografia përçon mesazh përtej kufijve, kulturave e besimeve të ndryshme. Fuqinë e fotografisë e kuptojmë ne më së miri. Ishin fotografët që përmes fotografive dëshmuan para botës vuajtjet e maltretimet, vrasjet e masakrat mbi popullin shqiptar nga shteti i Serbisë. Po ashtu, ishin fotografët ata që kapën shumë momente gëzimi e fytyra të qeshura në Kosovën tonë të lirë.”, ka shkruar ai.
“Sot, në ditën ndërkombëtare të fotografisë, le t’i vlerësojmë fotografët pas objektivit dhe punën e tyre të palodhshme e shpeshherë edhe vullnetare. T’ua vlerësojmë përpjekjet, përkushtimin dhe rreziqet nëpër të cilat kalojnë që të zënë çastet më të rëndësishme për të gjithë ne.
Fotografitë e bukura që do shihni janë nga fotografët në vijim:
Abdulgafur Leskovica
Arian Mavriqi
Arben Berisha
Blerim Gjoci
Delbrin Demaj
Erblin Azemi
Fatos Lajçi
Gresa Berisha
Kemajl Behrami
Liridon Shala
Lulzim Demaj
Rifat Përçuku
Ruzhdi Ibrahimi
Sefer Susuri
Sevdail Sulejmani
Shkëlzen Rexha
Valon Buja”, shtoi Kurti.
Postimi i plotë:
Në ditët e sotme, secili mund të bëjë fotografi, por kjo nuk na bën fotograf. Fotografia është më shumë se pajisja që mund të kemi apo aftësitë teknike që mund të mësohen dhe përsosen; ajo është shprehje e fuqishme artistike. Fotografia ka ndryshuar kursin e historisë dhe artit gjersa ka ndihmuar në formësimin dhe ruajtjen e identiteteve kulturore. Njerëzve të thjeshtë u ka krijuar mundësinë për të ruajtur çastet më të rëndësishme në jetën e tyre ndërsa fotografëve u ka dhënë një mjet të fuqishëm për të shfaqur perspektivat dhe emocionet e tyre unike, për komunikim e shpërndarje informacioni si dhe për të promovuar ndryshime sociale dhe politike, duke rritur ndërgjegjësimin për çështje të rëndësishme dhe duke frymëzuar veprime anekënd botës.
Fotografia përçon mesazh përtej kufijve, kulturave e besimeve të ndryshme. Fuqinë e fotografisë e kuptojmë ne më së miri. Ishin fotografët që përmes fotografive dëshmuan para botës vuajtjet e maltretimet, vrasjet e masakrat mbi popullin shqiptar nga shteti i Serbisë. Po ashtu, ishin fotografët ata që kapën shumë momente gëzimi e fytyra të qeshura në Kosovën tonë të lirë.
Fotografët vazhdojnë të mbesin ata që prezantojnë para botës imazhet e njerëzve zemërgjerë e bujarë, mikpritjen dhe punën, vlerat dhe trashëgiminë tonë kulturore si dhe bukuritë e pafundme të natyrës magjepsëse të vendit tonë, përfshirë këtu dokumentimin e kafshëve të egra të cilat janë pasuri e paçmueshme.
Por, përveç këtyre ata sjellin imazhe ku pasqyrohen edhe sjelljet dhe vetitë jo të mira të shoqërisë sonë e sidomos ato që shkaktojnë dëm mjedisor. Imazhe këto që kanë synim të na ndërgjegjësojnë e të na bëjnë të kuptojmë rëndësinë e mbrojtjes së natyrës dhe pasurive tona.
Sot, në ditën ndërkombëtare të fotografisë, le t’i vlerësojmë fotografët pas objektivit dhe punën e tyre të palodhshme e shpeshherë edhe vullnetare. T’ua vlerësojmë përpjekjet, përkushtimin dhe rreziqet nëpër të cilat kalojnë që të zënë çastet më të rëndësishme për të gjithë ne.
Fotografitë e bukura që do shihni janë nga fotografët në vijim:
Abdulgafur Leskovica
Arian Mavriqi
Arben Berisha
Blerim Gjoci
Delbrin Demaj
Erblin Azemi
Fatos Lajçi
Gresa Berisha
Kemajl Behrami
Liridon Shala
Lulzim Demaj
Rifat Përçuku
Ruzhdi Ibrahimi
Sefer Susuri
Sevdail Sulejmani
Shkëlzen Rexha
Valon Buja
/Arbresh.info/
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...