Google ADS

Maqedonci priti në takim lamtumirës komandantin e kontigjentit turk të KFOR-it, e falënderon për kontributin

16:31 | 19 Gusht 2024
E.G

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka pritur në takim lamtumirës  komandantin e kontigjentit turk të KFOR-it, Kolonel Sabri Gokhan Karamursel, me rastin e përfundimit të misionit të tij.

Maqedonci e ka falënderuar kolonelin për angazhimin dhe kontributin në marrëdhëniet e Kosovës dhe Turqisë, sa I përket fushës së mbrojtjes, shkruan Arbresh.info.

“Me rastin e përfundimit të misionit të tij në Republikën e Kosovës, sot realizova takimin lamtumirës me Komandantin e kontigjentit turk të KFOR-it, Kolonel Sabri Gokhan Karamursel.  Kolonelin e falenderova veçanërisht për angazhimin dhe kontributin e tij personal në zhvillimin e mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet vendeve tona në fushën e mbrojtjes.”, ka shkruar ai në Facebook.

Tutje, ai e siguroi kolonelin se do të kulticojë të njëjtën frymë bashkëpunimi edhe me pasardhësin e tij.

“Duke i dëshiruar sukses në detyrën e tij të ardhshme, e sigurova që edhe me pasardhësin e tij në detyrë do të vijojmë kultivojmë të njejtën frymë bashkëpunimi.”, përfundoi ministri Maqedonci./Arbresh.info/

Të ngjashme