Efektivi plagos me armë zjarri një 45-vjeçar te Komuna e Parisit në Tiranë, policia: Dyshohet për motive të dobëta

16:17 | 19 Gusht 2024
E.G

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë të hënë (19 gusht) në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.

Nga të shtënat me armë ka mbetur i plagosur 45-vjeçari Loren Kosta, I cili dyshohet te këtë dy nënshtetësi. Ngjarja ka ndodhur në orën 14.07 në një zonë mjaft të populluar të Komunës së Parisit.

Për ngjarjen ka reaguar edhe Policia e Tiranës ku thotë se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta në afërsi të një marketi te rrethrrotullimi i Komunës së Parisit

Ngjarja ka ndodhur në një zonë me shumë biznese ku ka dhe kamera sigurie, të cilat po merren nga hetuesit pikërisht për të zbardhur dinamikën e plagosjes.

I plagosuri është dërguar në spitalin e Traumës, por ende nuk dihet gjendja e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për kapjen e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/rtsh.al/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme